Manchester United dhe Bournemouth e hapën xhiron e 27-të, në Premier League me duelin aspak të bukur, me shumë ndërprerje, me vendime të dyshimta të gjyqrëve e shumëçka jo të mirë në ndeshje e cila në fund nuk dha fitues (1:1).
Djajtë e kuq u mendua se nuk do ta kenë fare të vështirë të mposhtin këtë kundërshtarë kur shënuan përmes Marcos Rojo, por penalltia e dhënë për mysafirët pak para pushimit, e ktheu në gol Joshua King.
Më pas mysafirët mbetën me një lojtar më pak kur ndëshkohet me të kuq Tyrone Mings, e së bashku me të u desht të largohej edhe Zlatan Ibrahimovic, pasi edhe bëri faj duke e qëlluar përcjellësin e tij, derisa boshnjaku e huqi penalltinë në pjesën e dytë për t’i dhënë ndoshta fitoren skuadrës së tij.
Man.United me këtë barazim po kthehet mbrapa në luftë për një vend në Champions League.

Artikulli paraprakPa fitues në “Adem Jashari”
Artikulli tjetërNuk ka gjyqtar në Angli, ose favorizohet gjithmonë Man.United