The New head coach of Finnish national football team Swedish Hans Backe during a press conference of the Football Association of Finland at Helsinki, August 12th, 2015. LEHTIKUVA Markku Ulander

Kundërshtari i parë i Kosovës në ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 2018 në Rusi do të jetë Finanda, që para dy ditësh u mposht 2-0 nga kampioni aktual botëror Gjermania.

Në atë ndeshje ishte normale që finlandezët të drejtuar nga përzgjedhësi  , Hans Backe luajtën me pesë mbrojtës, gjë e cila sipas njeriut të parë të Finladës nuk do të ndodh edhe me Kosovën, pasi ka paralajmëruar lojë shumë ofanzive.

Pas ndeshjes me Gjermaninë Backe është pyetur nga gazetarët për ndeshjen e humbur dhe atë kualifikuese kundër Kosovës, dhe ai kështu u përgjigj.

“E dinim se me Gjermaninë do ta kemi shumë të vështirë dhe jo rastësisht janë kampionë aktual botëror. Nuk më pëlqeu shumë reparti ofanziv, çka nuk mund të themë edhe me atë defanziv, por kundër një fuqie si Gjermania nuk kemi mundur më shumë. Jam thellë i bindur se kundër Kosovës do të sulmojmë pa u ndal fare” tha për fund Backe.

Ndeshja e parë historike e Kosovës do të zhvillohet të hënën me 5 shtator në Turku kundër Finlandës me fillim nga ora 20.00, dhe do të transmetohet direkt në kanalet HD në Supersport.

Artikulli paraprakA e dini cila skuadër është më e shtrenjta në botë?
Artikulli tjetërE pritur: Peja transferon këtë basketbollist