Sulmuesi i ri i Feronikelit i Blerand Kurtishaj, i cili në ndeshjet testuese të skuadrës së tij të re po tregon se do të jetë arrë e fortë për çdo kundërshtarë ka folur për Korneri.net, në prag të supersfidës të Super Kupës e Kosovës për këtë edicion, ku skuadra nga Drenasi, do të përballet me Prishtinën këtë të shtunë në Pejë.

Këpuca e Artë e edicionit të kaluar e cilëson tejet ndeshje të fortë përballjen me Prishtinën, ai insiston se të dy skuadrat do të tentojnë të nisin mbarë me trofe edicionin e ri. Por, megjithatë ish sulmuesi i Trepçës 89, nuk ka prognozuar fituesin, ai beson se vetëm pas 90 minutave do të dihet fituesi i kësaj gare.

“Vet epiteti i ndeshjës tregon që do të jetë një ndeshje me rivalitet mjaft të fortë. Këtë fakt e përforcon akoma më tepër përballja e ekipeve që gjenden para njëra tjetrës. Sikurse Ferronikeli, ashtu dhe Prishtina do të tentojnë të fitojnë superkupën, me qëllim që të nisin mbarë sezonin, i cili pritet të jetë tejet i nxehtë dhe me më shumë rivalitet se në vitet e kaluara. Prishtina ka bërë shumë përforcime dhe do të jetë një kundërshtarë shumë i fortë, mirëpo ne jemi përgaditur maksimalisht në çdo aspekt për tu përballur me ta. Por, megjithatë mbetet të shihet të shtunën se kush do të triumfojë në fund”, deklaroi Kurtishaj.

Artikulli paraprakGranit Xhaka për t’u marrë shembull, zbuloni ç’bën ai për nënën e tij (Foto)
Artikulli tjetërSuper Kupa: Fati përsëri në anën e Real Madrid