Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Danilo, nuk po gjen vend në përbërjen e parë te mbretërit dhe nëse kjo vazhdon kështu atëherë ai do të largohet në fund të edicionit. Lajmin e ka raportuar e përditshmja madriliene “AS”, që ka shtuar se Danilo ka kërkuar nga klubi që në fund të edicionit të shitet sepse nuk e ka planifikuar që të jetë zgjidhja e tretë e trajnerit Zinedine Zidane, duke kërkuar një klub tjetër ku mund të luajë.

Milan e ka nis  punën që të ketë bisedime sa më shpejtë që është e mundur me presidentit Florentino Perez, pasi rosonerëve i duhet një lojtar si ai, sepse krahu djathtë nuk është shumë i fortë me Abaten apo edhe De Sciglio që shumë shpesh edhe po lëndohen.

 

 

Artikulli paraprakPërgjigja e Juventusit për Conten, “Sandro mbetet këtu”
Artikulli tjetërZyrtare: Ky është vendimi për Perisic dhe Icardi