Alvaro Morata të lagohet nga Reali i madridit. Kjo është kërkesa e bërë nga Cristiano Ronaldo drejtuesve të klubit merenges e zbuluar nga tabloidi spanjoll ‘Don Balon’. Por portugezi nuk ndalet me kaq. Gjithnjë sipas ‘Don Balon’ 32 vjecari ka kërkuar edhe largimin e Karim Benzema si dhe blerjen e talentit të Portos, Andre Silva. Për Alvaro Moratën nuk mungojnë kandidatët që kërkojnë shërbimin e tij. Manchester United dhe Chelsea janë klubet që kanë shprehur më me forcë interesin e tyre dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që të hapet një ‘ankand’ mes tyre. Ata që duket se kanë bërë dicka më shumë në këtë pikë janë ‘Djajtë e Kuq’ të cilët sipas medias angleze kanë hyrë tashmë në kontakte me përfaqësuesit e Alvaro Moratës.

Artikulli paraprakPepe drejt Interit, ja sa fiton te skuadra e re
Artikulli tjetërMilan i thotë “TUNG” Europa League-s