US Open në konkurrencën e femrave tashmë mori fund pasi kampione e re është Angelique Kerber e cila ndali dominimin e tri viteve të fundit të Serena Williams.

Tenistja gjermane në finale e Flushing Meadoës mposhti tenisten çeke Karolina Pliskova me rezultat 2-1, në sete 6:3,4:6,6:4, për 2 orë e 7 minuta lojë.

20 vjet pas suksesit të fundit të Steffi Graf në Us Open, Kerber u shndërrua në tenisten e dytë gjermane që fiton grand-slamin amerikan.

Gjithcka e merituar për Angelique Kerber që pas suksesit në Australian Open në muajin Janar, fitoi edhe grand-slamin e fundit të këtij viti. Tashmë gjermanja do t’i shikojë të gjitha rivalet e saj duke filluar që me Serena Williams nga lart-poshtë në klasfikimin e ri të federatës së tenisit të femrave WTA.

 

Artikulli paraprakE pabesueshme: Zyrtarët e Man. United gati vendimin e papritur për Ibrahimovic
Artikulli tjetërLegjenda italiane: “Juventus sërish kampion, Milan në Champions League”