Keku është në rrugë të duhur drejt rikthimit në Superligë. Skuadra nga Obiliqi në “Agron Rama”, mposhti Vitinë me rezultat minimal 1:0, për të marrë tre pikë të reja mjaft domethënëse drejt përmbushjës së objektivave.
Keku dominoi takimin nga fillimi dhe pati shumë raste shënimi, por përkundër kësaj goli i fitorës erdhi vetëm në pjesën e dytë me autor Visar Sahiti.
Ekipi i Bledar Devollit, aktualisht rradhitet në vendin e parë në Ligën e Parë, me 62 pikë, dy më tepër se Ballkani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.