Keku arriti fitore jo fortë të lehtë siç është planifikuar në fillim ndaj Hajvalisë me rezultat 2-1, por gjithsesi shumë domethënëse për skuadrën lidere në Ligën e Parë, që mëton Superligën.
Pas takimit qendërmbrojtësi i kësaj skuadre Adrian Hoti, ka folur për kornerin, duke i cilësuar si shumë të mirësardhura këto tre pikë për ecurinë e stinorit pranverorë drejt plasmanit në Superligë.
“Ishte një ndeshje jo fortë e lehtë për ne çka u pa edhe në fushë. Jemi në start të stinorit dhe nganjëherë këto ndeshjet e para dinë të jenë të vështira. Jam shumë i lumtur me fitorën e arritur dhe tre pikët e rradhës, pasi tani e tutje çdo ndeshje për ne ka shijën e finalës dhe duhet te jemi të fokusuar të arrijmë objektivat që tashmë janë të qarta ngjitja në Superligë”, deklaroi fillimisht Hoti.
Keku në xhiron e ardhshme udhëton drejt Therandës, për tu përballur në derbin e javës, ndaj Ballkanit, që sot dështoi ndaj Ramiz Sadikut (0-0) në kryeqytet.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë ndaj Bllkanit, duke pasur parasysh skuadrën që posedon me shumë lojtarë me eksperiencë që krijojnë një grup të fortë. Pas barazimit që morri sot Ballkani, sigurisht që do të mundohet të kërkojë fitorën ndaj ndesh. Mirëpo kjo nuk na intereson fare, pasi sikurse në çdo ndeshje tjetër ne do të udhëtojmë drejt Therandës, për fitore dhe për ecurinë pozitive që kemi pa humbje në Ligën e Parë”, deklaroi Hoti.