Naby Keita, lojtari i Red Bull Leipzig, dha një intervistë për gazetën “Die Welt”. Ai ka shqyrtuar karrierën e tij si futbollist dhe ka treguar se ku dëshiton të luajë në vitet e ardhshme. Futbollisti ka pas një sezon të shkëlqyer në radhët e skuadrës gjermane dhe kjo ka bërë që emri i tij të shpërthen fuqishëm në tregun e transferimeve të verës, shkruan Korneri.net.

I pyetur për të ardhmen e tij, lojtari ka pranuar se tani nuk është koha për të ndryshuar ajrin, por se “në dy ose tre vitet e ardhshme” shpreson që të ketë nivelin e mjaftueshëm për të luajtur në një klub të madh. Këtu përfshihen skuadrat si Barcelona, por edhe Real Madrid ose Manchester City. Futbollisti gjithashtu publikisht e ka shpalos dashurinë e tij për qytetin në të cilin ai banon. “Unë e dua Leipzigun. Unë kurrë nuk do ta harroj këtë qytet.”
Leipzig ia ka vënë çmimin lojtarit që peshon 80 milionë euro, nëse ndonjë klub paguan këtë shumë lojtari afrikan do të bëhet më i shtrenjti në historinë e Bundesligas. /Korneri.net

Artikulli paraprakBayern ua mbyll gojën anglezëve!!!
Artikulli tjetërZyrtare: Milan ka publikuar fanellat e dyta për edicionin 2017/18 [FOTO]