Liverpool-i ka besim se do të nënshkruaj në verën e ardhshme me mesfushorin Naby Keita.

Shefi i RB Leipzig, Ralf Rangnick deklaroi se lojtari nga Guinea vështirë të firmosë rinovimin.

“Të kuqtë” kanë hequr dorë nga blerja e mesfushorit, pasi klubi gjerman u refuzoi 2 oferta.

Kontrata e Keita-së shkon deri në 2020, por Leipzig-u kërkon që ai të nënshkruaj një kontratë të re, sepse një klauzolë lirimi për lojtarin vihet në funksion në verën e ardhshme.

Kështu çdo skuadër e interesuar për shërbimet e lojtarit, mund ta blejë atë për 50 milionë euro.

“Mund t’ju siguroj se Naby do të luajë me në këtë sezon. Të gjithë skenarët e tjerë varen nga arritjet në këtë sezon dhe se si vetë Naby do të luajë”, deklaroi Naby Keita.

Artikulli paraprakKy televizion Shqiptar transmeton ndeshjen AC Milan – Craiova
Artikulli tjetërPlani, Diego Costa te Milan-i, në janar te Atletico