Flamurtari ka arritur të marrë një barazim me shumë vlerë përballë Ballkanit duke luajtur baras 0:0, shkruan “Zeri.info”.
Edhe pse një pikë është pak kur kemi parasysh pozitën në tabelë të Flamurtarit, gjithsesi, përballë një skuadre siç është Ballkani i ka gëzuar kuqezinjtë.
Kështu ka deklaruar trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi pas ndeshjes për supersport.
“Kundërshtari ishte shumë i rrezikshëm dhe nuk qëndron rastësisht në krye te tabelës, ka shumë lojtarë kualitativ. Ne luftuan shumë por edhe kishim fat, pasi ata qëlluan shtyllën. Gjithsesi, duhet pranuar dallimin e skuadrave që luftojnë për titull dhe ato për ekzistencë. Nuk kishte shumë raste por nuk guxojmë të luajmë kaq hapur ndaj një skuadre për titull, pasi shumë lehtë kemi mundur të dënohemi por kishim fat”, ka thënë Sunaj Keçi. /Zeri.info