Ish-trajneri i Cibona Zagreb dhe shumë skuadrave tjera elitare, Ante Nazor vjen në krye të Prishtinës!

Në vazhdim të përgatitjeve për edicionin e ri sot zyrtarizuam edhe kryetrajnerin, të mirënjohurin Ante Nazor .Kroati 42 vjeçar ka një karrierë të bujshme në zejen e trajnerit, ku ka udhëhequr skuadra të mëdha dhe gjithashtu ka arritur shumë suksese. Ndihmës trajner dhe kryetrajner i Kombëtarës së Kroacisë për kategoritë e reja, përcjell Korneri.net

Kryetrajner i skuadrave të famshme si, Zadar, Cibona, Split, MZT Skopje dhe ZTE. Sukseset e tij si trajner janë, Kampion i Superligës së Maqedonisë së Veriut, Medalist i Artë i FIBA U-16 me Kroacinë, Medalist i Argjendtë me Kroacinë U-18 dhe U-19, dhe dy herë i Bronztë me kategoritë e lart përmendura. Ai gjithashtu ishte pjesëmarrës në ABA League.Me përvojën e tij dhe me ekipin që KB Prishtina po e ndërton, sukseset janë të garantuara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here