U zhvilluan vetëm katër ndeshje në natën e kaluar në NBA, por ishin mjaftë interesante.

Pa asnjë dyshim ndeshja kryesore ishte në mes New Orelans Pelicans dhe New York Knicks e cila shkoi deri në vazhdime ku më të suksesshëm ishin vendasit dhe atë fal basketbollistit më të mirë në parket Anthony Davis.
Ai ndeshjen e mbylli me 48 pikë e 17 kërcime, ndërsa pati ndihmën edhe të Jrue Holiday i cili i shtoi 31 pikë. Nga ana tjetër me nga 25 pikë secili ndeshjen e mbyllën Kristaps Porzingis dhe Tim Hardaway J.R.

Fitore shënoi edhe Miami Heat në American Airlines Arena ndaj Miëaukee Bucks 97:79. Edhe në këtë duel slloveni i papërsëritshëm Goran Dragic ishte violina e parë te Miami duke shënuar 25 pikë, kurse pas tij qëndruar Josh Richardson me 16 pikë dhe Hassan Whitteside me 15 pikë e 10 kërcime. Te Bucks lojë të mirë shfaqën Giannis Antetokounpo me 22 pikë dhe Khris Middleton me 16 pikë të shënuara.

Edhe Indiana Pacers ia doli të fitonte ndaj Phoenix Suns 120:97, duke qenë skuadër më e mirë nga fillimi e deri në fund. Edhe pse ishin mysafirë loja e tyre ishte shumë e fortë në mbrojtje dhe efikase në sulm. Shtatë basketbollistë të Pacers shënuan pikë dyshifrore, por më efikasit ishin, Darren Collison me 19 pikë dhe Victor Oladipo me 16, derisa te Suns u veçuan Josh Jackson me 21 pikë dhe Devin Booker me 15.

Në ndeshjen e fundit Minnesota mposhti Portland Trail Blazers 120:103, për triumfin e 29 sezonal.
Tre basketbollistë ishin në formë të lartë në këtë mbrëmje, pasi së bashku shënuan 66 pikë. . Jimmy Butler ishte më efikasi me 24 pikë, Jeff Teague i shtoi 22m kurse Anthony Toëns 20 pikë e 11 kërcime. Te humbësit më të mirët ishin, Damian Lillard me 21 pikë dhe C.J McCollum me 18. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here