Manchester United kërkon t’u japë fund zërave për një largim të mundshëm të Jose Mourinhos drejt PSG-së. Sipas mediave angleze, “djajtë e kuq” janë gati të plotësojnë kërkesat e teknikut sa i përket merkatos së lojtarëve, ndërsa do t’i përmirësojnë edhe rrogën atij për ta bindur që të mos i bashkohet milionerëve të PSG-së siç po përflitet gjithnjë e më shumë.

Sipas “Daily Mail”, klubi i ka bërë një ofertë të parë rinovimi trajnerit, marrëveshja e të cilit me klubin përfundon në vitin 2019. Portugezit i është kërkuar të zgjatë edhe dy vite të tjera kontratën e tij, nga e cila do të përfitojë 11 milionë euro neto në sezon.

“Oferta” përfshin edhe blerjen e katër futbollistëve të rinj për të ndërtuar një cikël fitues, emra të cilët Mourinho ia ka kërkuar klubit që në verën e këtij viti, por afrimi i të cilëve nuk u bë i mundur. Bëhet fjalë për Soler (Valencia), Forsberg (Leipzig), Griezman (Atletiko Madrid) dhe Bale (Real Madrid).

Artikulli paraprakTërë bota po tallet me të, dhe nuk e ka herën e parë!
Artikulli tjetërRinia e dytë e Migjen Bashës, mes 20 më të mirëve të Serisë B