5 ndeshje dhe asnjë fitore, vendi i parafundit dhe një humbje që rëndon shumë në kampin vlonjat dhe e bën më të vështirë misionin për trajnerin Shpëtim Duro. Flamurtari edhe pse i ndërtuar për të synuar zonën europiane, po përjeton ndoshta momentet më të errëta të dekadës së fundit. Ai gol i Ansi Nikës i shënuar në pjesën e dytë të sfidës së Kurbinit është këmbana e fundit e alarmit në kampin e skuadrës kuqezi që tashmë e shikon realisht si një mision shumë të vështirë betejen ë mbijetesës. Distanca me Laçin shkon në 3 pikë dhe në këtë mënyrë, faza e fundit mbetet vendimtare për ekipin bregdetar. Me emërimin e trajnerit Duro skuadra ka ndryshuar edhe fytyrë sepse tashmë mbrojtja fut më pak ujë por problemet në sulm janë shtuar. Trajneri kryeqytetas kërkon më shumë përqëndrim në repartin e tërhequr por në të tilla sfida edhe një gol i pësuar bën diferencë të madhe dhe eksionin Flamurtari e mori në Vlorë.

Edhe pse në vendin e parafundit, si për ironi Flamurtari është skuadra me sulmin e katërt më të mirë me 26 gola të shënuar, vetëm një më pak se Skënderbeu, por diferencën e vërtetë e bën mbrojtja që deri në këtë pikë të sezonit e ka nxjerrë topin nga rrjeta në plot 30 raste. Në 5 ndeshjet e fundit, Flamurtari ka pësuar po kaq gola, por problemi i vërtetë tashmë është adresuar në sulm sepse janë vetëm 2 golat e shënuar në këto sfida.

Alves nuk arrin të gjejë rrugën e rrjetës në vazhdimësi ashtu si edhe Busic, dy pikat e referimit në majën e repartit të avancuar. Dy bomberat e Flamurtarit numërojnë në total 9 gola sezonalë, shumë pak për një skuadër që ka nevojë më shumë se kurrë për figura të besueshme dhe të forta në ofensivë. Sfida e radhës në 1 Prill në Vlorë kundër Korabit ndoshta do të shërbejë për t’i dhënë sa më shumë oksigjen skuadrës kuqezi që vazhdon të mos gjejë ekujlibrin mes reparteve. Flamurtari i fazës së katërt ka nevojë për soliditetin e mbrojtjes, por mbi të gjitha për të gjetur në vazhdimësi rrugën e rrjetës pasi nëse nuk shënon minimalisht një gol më shumë se kundërshtarët, atëherë misioni mbijetesë mund të bëhet vërtet i pamundur./SS/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here