Mesfushori i Milanit, Lucas Biglia do të humbasë nesër “Derby della Madonnina”, pasi pezullimi është konfirmuar.
Argjentinasi mori kartonin e tij të pestë të sezonit në humbjen 3-1 ndaj Juventusit, duke u ndëshkuar në këtë mënyrë me një ndeshje pezullim, shkruan “Football-Italia”.
Kjo do të thotë se ai do të humb derbin e riprogramuar me Interin, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 18:30.