Blaise Matuidi rrezikon të qëndrojë 1 muaj larg fushave të blerta.
Pas 26 minutash lojë kundër Sassuolos, mesfushori francez u detyrua të largohet nga fusha e blertë për shkak se ndjente shqetësim tek kofsha e majtë, shkruan “Football-Italia”.
Francezi ende nuk ka kryer ekzaminimet mjekësore por mediat italiane raportojnë se ai do të qëndrojë rreth 4 javë larg fushave dhe në këtë mënyrë ai pritet të humbë ndeshjen kundër Fiorentinës dhe Tottenham Hotspur në Champions League.
Kujtojmë që ‘Zonja e Vjetër” fitoi 7-0 ndaj Sassuolos.