Një lajm i hidhur vjen për Juventusin. Përfaqësuesja e Gjermanisë ka konfirmuar se mesfushori Sami Khedira do t’i nënshtrohet testeve ekzaminuese pas një problemi në gju.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesja gjermane ndërsa lojtari do të braktisë grumbullimin për të shkuar në Itali dhe të nisë fazën rikuperuese, shkruan “Football-Ityalia”.

Para se të dëmtohej, 30-vjeçari kishte shfaqur gjendje të mirë fizike duke luajtur në tri ndeshjet parasezonale të Juventusit.

Ende nuk dihet sa do të mungojë Khedira pasi janë ekzaminimet mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit.

Artikulli paraprakPërforcimi i ri i Barcelonës nuk kushton as 1 euro (FOTO)
Artikulli tjetërMe 1 dhe 2 shtator, Prishtina arenë e turneut kryesor të Streetballit