Në palestrën e sporteve në Prishtinë, po zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të këtij edicioni në Kupën e Kosovës në hendboll, ku edhe sivjet katër skuadrat më të mira janë ato të përhershmet, Besa, Kastrioti, Prishtina dhe Trepça.
Ndeshja e parë gjysmëfinale përfundoi me fitoren e hendbollistëve të Kastriotit ndaj Prishtinës me rezultat 32:26 (16:12), dhe në këtë mënyrë kaloi në finalen e madhe pas lojës shumë të mirë se kaltër e bardhët të cilët as sivjet nuk kanë kapacitet më shumë se kaq.
Ferizajasit ishin më agresiv në mbrojtje dhe patën më shumë ideja në sulm dhe në fund rezultoi si taktikë e qëlluar dhe fituese.
Pjesa e parë përfundoi me katër gola epërsi për Ferizajn, të cilin e mbajti deri në fund edhe pse atë e ngriti në +6 dallim.

Më meritorët në këtë triumf ishin, Drilon Haxhimusa me 7 gola dhe LulzimShabani me 6, ndërsa te Prishtina u dalluan Kushtrim Kastrati me 7 gola dhe Petrit Prekazi me 6.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale Besa-Trepça sapo ka filluar.

Artikulli paraprakRinovimi i Suso, Atletico Madrid më vëmendje përcjellë situatën
Artikulli tjetërKjo dyshe në krye të Holandës