Fiorentina po ndjek nga afër mesfushorin e Servette, Kastriot Imeri, i lindur në vitin 2000 dhe autor i 11 golave ​​këtë sezon në kampionatin zviceran.

Në dimër ai kishte qenë pranë Genoa-s, por ai vendosi  të qëndronte deri në fund të sezonit aty, për tu pjek edhe më shumë, para se të jetë gati për kërcimin e madh në karrierë, në një kampionat të rëndësishëm si Seria A, shkruan Korneri.net

Të interesuar janë edhe zyrtarët e Torinos dhe tashmë të dy klubet e kanë ndjekur nga afër me vëzhgues në Zvicër. Sipas asaj që kashkruar Firenzeviola.it, kontaktet e para me agjentin e lojtarin kanë qenë pozitive dhe negociatat janë gati për të nisur. Servette kërkon jo më pak se 6 milionë euro, por duke marrë parasysh gatishmërinë e lojtarit për t’u larguar nga Zvicra dhe kontrata që skadon në vitin 2023, marrëveshja mund të përfundojë për 3-4 milionë. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here