Skuadra e kosovarëve Loret Sadiku e Herolind Shalës, kanë fituar derbin lokal të Stambollit, dhe atë kundër gjigandit Galatasaray në “Turk Telekom Arena”, me rezultat 1:3.

Sadiku ishte i plotë në fitorën e Kasimpasas, teksa Shala nuk u inkuadrua fare në lojë.

Golat për musafirët u shënuan nga Castro dy here dhe Sahin, teksa golin e nderit për Galatasaray e shënoi Sneijder në fund të takimit.

Galatasaray pas kësaj fitore mbetet në vendin e katërt me 53 pikë, kurse Kasimpasa është e shtata me 40 sosh.

Artikulli paraprakDyshja Mertens-Insigne deklasojnë edhe Cagliarin (Video-golat)
Artikulli tjetërBarcelona deklasoi Villarealin, shkëlqeu MSN