Situata e Adnan Januzajt te Manchester United përkeqësohet nga dita në ditë dhe sipas mediave angleze, mund të thuhet pa frikë se karriera e lojtarit ka prekur fundin.

Adnan-Januzaj1

Dy vite më parë, ai ishte idhulli i ri i “Old Traford” dhe të gjithë parashikonin gjëra të shkëlqyera për futbollistin i cili blindua me një kontratë afatgjatë në klub.

Por dështimi i tij ka qenë po aq spektakolar sa edhe shkëlqimi i shpejtë në periudhën kur skuadrën e drejtonte David Moyes. Fillimisht Van Gal e injoroi, ndërsa më pas e dha në huazim te Borusia Dormtund, pa shumë sukses. Situata nuk është përmirësuar me Jose Mourinhon.

Adnan-Januzaj2

Ky i fundit i ka bërë të ditur se duhet të kërkojë një klub të ri dhe e ka dërguar të stërvitet me ekipin e të rinjve. Por mediat angleze raportojnë se Januzaj refuzon që ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa nuk pranon as të ndërrohet bashkë me futbollistët e akademisë së Manchester United.

Sipas “The Mirror”, në një nga seancat e fundit stërvitore, Januzaj është ndërruar në tualetet përkrah dhomave të zhveshjeve të ekipit U-21 të Man Utd, ndërsa në një rast tjetër, ka mbërritur në stërvitje plotësisht i veshur për të zbritur në fushë.

process

Në një situatë të tillë, është e qartë se Januzaj nuk ka më të ardhme te Manchester United. Mbetet të mësohet vetëm emri i klubit që është gati të shpenzojë shifrën që kërkojnë “djajtë e kuq” për lojtarin i cili që tani etiketohet si person shumë problematik, ndonëse është vetëm 21 vjeç.

Artikulli paraprakZyrtare: Shtohet numri kosovarëve në Bundesligë
Artikulli tjetërDe Bour mer drejtimin e Interit, ja sekretet e tij