Degjeron në akte dhune një tjetër ndeshje në Kategorinë e Dytë në vendin tonë. “Spektakli” këtë radhë është dhuruar në ndeshjen mes Përmetit dhe Këlcyrës, ku gjyqtari kryesor, Albi Paço është sulmuar nga ekipi mik pasi ka akorduar një penallti për vendasit.

Në videon e postuar nga “Procesi Sportiv”, shfaqen fillimisht miqtë që protestojnë para gjyqtarit, deri në momentin kur një nga lojtarët e stolit hyn në fushë dhe vendos të bëjë vetgjyqësi.

Më pas, atij i bashkohen edhe lojtarë të tjerë të Këlcyrës të cilët dhunojnë gjyqtarin i cili largohet me vrap për t’iu shmangur linçimit masiv.

Artikulli paraprakRooney ia ndali në “fyt” gëzimin tifozëve të Liverpool
Artikulli tjetërGjyqtari i rrahur në Shqipëri, komenton tmerrin