Kapiteni legjendar i kampionit më të ri në Superligën e Kosovës në futboll Trepça ’89, Shpëtim Idrizi, në një intervistë ekskluzive për “Korneri.net” rrëfeu të gjitha të detajet e një edicioni fantastik të Trepçës ’89, ku ai ishte prijësi i ekipit drejt suksesit më të madh në histori të klubit.

“Në fillim të edicionit synimet e klubit ishin që të përfundonim në top-4 për faktin se shume lojtarë u larguan nga Trepça ’89, por kryesia e klubit ka pas besim te madh te këta lojtarë të rinj ku edhe këta ja kthyn besimin në mënyrën më të mirë të mundshme klubit me titullin kampion”, tha fillimisht Idrizi.

Më pas “Korneri.net” e pyeti Shpëtim Idizin edhe për punën dhe kontributin e tre trajnerëve, Bekim Shotani, Veton Çitaku dhe Zekirija Ramadani

“Është fakt se secili trajner qe ka qenë nuk ka dalë prej strategjisë se lojës sonë dhe kjo punë dha rezultate ne fund”, vazhdoi Idrizi.

Më pas ne ishim të interesuar për të marrë një përgjigje rreth ekipit aktual të Trepçës ’89 dhe se a është ky ekipi më i mirë që ka luajtur ndonjëherë te klubi nga “Riza Lushta”.

“Po nëse bazohemi në statistika dhe në rezultate, padyshim që është ekipi më i mirë që ka luajtur ndonjëherë te Trepça ’89”.

Më pas ne e pyetëm Idrizin edhe për atë që e veçoi Trepçën ’89 gjatë këtij edicioni e që se kishin rivalët tjerë në Superligë.

“Ajo që e ka karakterizu Trepçën ’89 ka qen harmonia dhe kolektiviteti që e kena pas ne ekip, ku secili ka dhënë kontributin në mënyra të ndryshme dhe ky është qelesi i suksesit, pasi me plotë meritë jemi shpallur kampion”.

Krejt në fund të intervistës, “Korneri.net” e pyeti Shpërim Idrizin edhe për objektivat e Trepçës ’89 për kualifikimet në Champions League.

“Qëllimi jonë si ekip është që të shkojm sa më larg, çka do të ishte një hap i madh jo vetëm për Trepçën ’89, por edhe për klubet tjera, sepse nëse ne kalojm në rrethin e tretë atëherë ne vitin e ardhshëm do të mernin pjesë katër ekipe kosovare në garat evropiane, e që do të ishte një përfitim i madh për të gjithë ne”, përfundoi deklaratën e tij ekskluzive për “Korneri.net” Shpëtim Idrizi, i cili për 17 vjet me radhë është pjesë e Trepçës ’89.

Artikulli paraprakKualifikimi në Europa League, Milan heq dorë nga “derbi kinez” me Interin
Artikulli tjetër“Tërmet” në Mitrovicë: “Divorcohen” përfundimisht Trepça ’89 dhe Torcida!