Edhe kapiteni i Gjilanit, Ylber Kastrati ndihet favorit para Dritës vetëm pas orë para fillimit të derbit të madh lokal. Edhe pse sipas kapitenit të Gjilanit, rival ii mad hi qytetit ka një skuadër të mirë pavarësisht krizës së rezultateve, ai mendon se derbi vendoset në fushë.
Ju pret derbi i radhës shumë domethenës per ty dhe klubin. A jeni gati për këtë ndeshje të madhe?
Është një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin, për tifozët dhe për gjithë qytetin e Gjilanit.
Jemi përgaditur maksimalisht në çdo aspekt. Kemi punuar me ritmin e duhur dhe jemi munduar t’i kryejmë në përpikëri këshillat që na u kanë dhënë nga shtabi teknik rreth përgaditjes për këtë derbi.
Sa jane gjasat e Gjilanit qe ta fitoni derbin e Anamoravës?
Ështe e vertetë që shumë faktor e favorizojnë Gjilanin duke filluar nga renditja, ecuria e ndeshjeve dhe forma e treguar deri tani, por besoj që favorizimet vazhdojnë edhe te grupi i lojtarëve që na përban duke mos harruar një tifozeri të zjarrtë, por gjithsesi ky është një derbi dhe në derbi gjithçka vendoset në fushë.
Jeni më mirë të pozicionuar në tabelë se Drita, dhe a ju favorizon kjo gjë apo jo?
Favorizimet mbeten vetem statistika.
A jeni skuadër më cilësore se Drita dhe pse?
Mos të harrojmë që Drita ka një ekip të mirë pa marr parasysh krizës që po kalon.
A ke porosi per rivalet tuaj?
Porosia ime për të gjithë. Shijojeni derbin, bukurinë e këtij spektakli që dinë ta krijojnë “Skifterat” dhe emocionet e mëdha që dinë tu japin futbollistët e Gjilanit.