Kapiteni i Chelseat, Reece James u paraqit në Instagram pas operacionit në gju dhe u pendua për mesazhet negative që mori.

Anësori i djathtë anglez u lëndua më 10 dhjetor, kur në minutën e 27-të iu desh të largohej nga ndeshja e xhiros së 16-të të Premierligës në të cilën skuadra e tij u mposht nga Everton (2:0), shkruan Korneri.net

“Bota e futbollit e di se unë jam lënduar, por këtë herë u desh më shumë kohë për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Unë bëra një operacion sot për të provuar të rregulloj një problem të përsëritur të kofshës. Rimëkëmbja mendore dhe fizike ka filluar.

Kam marrë shumë mbështetje që nga lëndimi im, por dukshëm më shumë mesazhe urrejtjeje dhe negativiteti. Më beso, nuk dua të lëndohem. Jam më i lumtur kur luaj futboll. Më ka arritur deri këtu falë mirëkuptimit të njerëzve që më mbështesin gjatë ngritjeve dhe uljeve”, shkroi James.

Një lojtar fantastik i rrënuar nga lëndimet

James është një anësor fantastik që ka shumë probleme me lëndime. Sipas të dhënave jozyrtare të Capology, faqe e specializuar që merret me pagat e futbollistëve, James fiton gati 15 milionë euro në vit, që do të thotë se vetëm Raheem Sterling te Chelsea me më shumë se 19 milionë euro ka pagë më të lartë.

Ky është një lojtar që ka kaluar shkollën e futbollit të Chelseat dhe që sipas Transfermarkt ka 156 paraqitje, 11 gola dhe 21 asistime për ekipin e parë. Lëndimet e kufizuan atë në vetëm nëntë paraqitje këtë sezon, ndërsa vitin e kaluar ai bëri vetëm 24 paraqitje për shkak të një sërë lëndimesh. Në total, ai humbi më shumë se 100 ndeshje gjatë karrierës së tij.

Ai ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2028 dhe Transfermarkt e vlerëson vlerën e tij në 50 milionë euro, me faktin se në fund të vitit 2022 ishte 70 milionë euro. Ai ka bërë edhe 16 paraqitje për kombëtaren e Anglisë. /Korneri.net

Artikulli paraprakEljif Elmaz në Bundesliga, Napoli e shiti lojtarin e tepërt
Artikulli tjetërAncelotti, për Superligën: Vendim i rëndësishëm, s’duhet të ketë monopol