Schalke 04 është klubi i parë në historinë e Bundesligës që kanë shkarkuar pesë trajnerë të ndryshëm brenda një sezoni.

Ditën e diel klubi gjerman shkarkoi trajnerin Christian Gross dhe asistentin e tij, Rainer Widmayer.

Sipas gazetarit të ESPN, Derek Rael, thuhet se lojtarët e revoltuar të udhëhequr nga dy ish lojtarët e Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Shkodran Mustafi ndikuan që klubi ta shkarkojë trajnerin dhe asistentin e tij.

Ndërsa, sa i përket trajnerit të ri, ende s’është caktuar, por Peter Knäbel , trajner dhe drejtor i klubit dhe akademisë, do jetë në krye përkohësisht.

Schalke është në fund të tabelës me vetëm nëntë pikë nga 23 ndeshje dhe janë nëntë pikë prapa Arminia Bielefeld, skuadër që është në vendin e play-off të rënies.

/Panorama Sport

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here