Largimi i Leo Messit nga Barcelona mund të sjellë një efekt edhe tek Interi, pasi zikaltërit besojnë se mund të rinovojnë me Lautaro Martinezin. Mundësia për të luajtur bashkë me Mesin ishte një nga arsyet që e shtynte Lautaron drejt një kalimi në “Camp Nou”.
Pas muajsh negociata dhe klauzolës prej 111 milionë eurosh që skadoi, sulmuesi duket se është larg Barcelonës për momentin. Jo vetëm largimi i Messit, por edhe situata për t’iu bashkuar një ekipi në kaos siç është tani Barcelona e largon më shumë Lautaron nga Spanja.
“Corriere Dello Sport” raporton se Interi do përpiqet ta shfytëzojë këtë avantazh dhe të rinovojë me sulmuesin argjentinas.
/Panorama Sport