Barcelona poi kalon momentet më të vështira dhe të papara deri më tani në histori të saj.

Edhe pse botërisht dihet se Barça ka mbi 800 milionë euro borxhe, përkundër kësaj, presidenti Juan Laporta, ka transferuar shumë lojtarë gjatë verëe, por asnjëri nuk është regjistruar në La Liga, shkruan Korneri.net

Në rast të dështimit të regjistrimit deri të shtunën, Kessie dhe Christensen do të mund të largohen falas nëse Barcelona nuk do të ishte në gjendje t’i nënshkruante ata para debutimit në La Liga këtë të shtunë kundër Rayo Vallecano. Blaugranët gjithashtu nuk kanë regjistruar ende nënshkrimet e tjera të verës Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde, ndërsa rinovimet e kontratave të nënshkruara nga Ousmane Dembele dhe Sergio Roberto nuk janë regjistruar ende. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Milani favoriti kryesor, Interi nëse mban Skriniar. Juventus? Pogba u zhduk pas Botërorit”
Artikulli tjetërLajme të mira për Milanin, pasi dy lojtarë janë afër vazhdimit të kontratave