Gianfraco Zola do të ishte thjesht një emigrant italian më shumë në Angli, nëse nuk do të kishte qenë një futbollist. Në një vend me histori kaq të madhe moderne, shtatshkurtri nga Napoli mund të ishte bëjë objekt i talljeve dhe paragjykimeve nga shumëkush prej “racës superiore”. Si për të nderuar Italinë e tij, ishte ai që u vlerësua në Premier Ligë si një talent vërtet i “racës superiore”. Kanë kaluar 20 vjet që nga dita kur pasardhësi i Maradonës tek Napoli, bëri debutimin në kampionatin më të ashpër të botës.

Ishte një sukses i madh, i menjëhershëm, edhe pse shtatshkurtër dhe jo aq i shquar fizikisht. Prekjet e klasit dhe gjithë gjenialiteti i tij u shfaqën shumë shpejt. Ishte epoka e “futbollit të seksit” siç u quajt atëherë, me Chelsea që drejtohej nga Rud Gulit, dhe ku erdhën Gianluca Viali, Roberto Di Mateo dhe Frank Leboeuf.

Zola fitoi 6 trofe më Blutë e Londrës duke shënuar 80 gola, edhe pse nuk ishte në kulmin e karrierës. Edhe sot e kësaj dite, 20 vjet më vonë, tifozët e thërrasin fuqishëm emrin e tij në stadiumin “Stamford Bridge”. Tifozët nuk harrojnë jo vetëm talentin, por edhe personalitetin dhe karakterin e tij. Ai ishte aq i afërt me ta, dhe aq i përkushtuar duke vazhduar goditjet e dënimit shumë minuta pasi seanca stërvitore kishte përfunduar.

Artikulli paraprakEdhe pse në rrezik jetë, shënon gola sfidues!
Artikulli tjetërBarça kërkon dëmshpërblim nga Santos