Kandidati për president i Barcelonës, Jordi Farre, ka pohuar se Lionel Messi dëshiron të qëndrojë në klub dhe se, nëse ai fiton zgjedhjet, Argjentinasi do të nënshkruajë një kontratë të re.

Marrëveshja aktuale e 33-vjeçarit në “Camp Nou” përfundon në vitin 2021. Ai kërkoi në verë largimin, por nuk u lejua nga ish-presidenti Bartomeu. Argjentinasi u tërhoq në fund, me argumentin se nuk mund të shkonte në gjyq me klubin ku u rrit dhe u bë ndër më të mirët e historisë së futbollit. Messi, i cili ka qenë i lidhur fort me një lëvizje drejt Manchester City-t e së fundmi te PSG, mund nisë bisedimet në janar me çdo klub, sapo të hapet afati i transferimit të futbollistëve. Gjithsesi, Farre është i bindur se ai dëshiron të qëndrojë. Në një intervistë për Onda Cero ai deklaroi:

“Messi dëshiron të qëndrojë në Barça. Kjo është ajo që unë di. Familja e tij dëshiron të qëndrojë në Barcelonë dhe ne do të punojmë për të. Do të shkoja aq larg sa të thosha se, nëse fitojmë zgjedhjet, Messi do të rinovojë marrëveshjen e tij. Rinovimi i tij do të ndodhte automatikisht në 25 janar, nëse fitoj zgjedhjet, një ditë më parë.”

Farre gjithashtu dha mendimin e tij për nënshkrimin e mundshëm të Neymarit dhe siguroi që ai do të kërkojë ta rikthejë sulmuesin e Paris Saint-Germain, i cili u largua nga klubi në 2017.

“Nënshkrimi i Neymarit do të jetë i lirë, sepse investimi do të jetë më i madh se shpenzimi”.

/Supersport.al

Artikulli paraprakPërdhunoi shqiptaren, Apeli lë në fuqi dënimin me 9 vite burg për Robinhon
Artikulli tjetër“Kam refuzuar Juven e Interin, s’mund t’ua bëja këtë napolitanëve”