Siç e kishte paralajmëruar më herët , Albion Avdiaj është transferimi i parë e Tiranës në këtë afat kalimtar veror.

Sulmuesi ka firmosur një kontratë dy vjeçare me klubin bardheblu dhe do të bashkohet menjëherë me pjesën tjetër të ekipit, për tu ambientuar sa më shpejt.

Avdiaj në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares U-21 të Shqipërisë, ka luajtur për klube si Grasshopers dhe Vaduz në Zvicër, Volfsburg II në Gjermani, Debreceni në Hungari dhe së fundmi me Viborg në Danimarkë..

Njoftimi i klubit:

Albion Avdijaj është zyrtarisht bardheblu! Sulmuesi 26-vjecar ka firmosur kontratën që e bën pjesë të Tiranës për dy vitet e ardhshme. Futbollisti do t’i bashkohet menjëherë ekipit si përforcim i parë i rëndësishëm për dy sezonet e ardhshme në skuadër. Marëveshja bardheblu është zyrtarizuar sot me futbollistin me një karrierë te pasur ndërkomëtare. I urojmë suksese me fanellën e re.

/Panorama sport

Artikulli paraprakFaces Of “asian Brides”
Artikulli tjetërUnai Emery gjen skuadrën e re për tri vitet e ardhshme