Para pak minutave në aeroportin “Adem Jashari” ka arritur kampionia Olimpike dhe xhudistja më e mirë në botë në kategorinë dri ne 52 kg, Majlinda Kelmendi, së bashku me pjesën tjetër të olimpistëve kosovar që morën pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016.

Ajo u prit nga Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i sportit Kujtim Shala, që i dëshiruan mirë se ardhje kampionen Olimpike e cila poashtu u prit nga komplet mediat kosovare që munguan asnjëra në një ngjarje si kjo.

Majlinda Kelmendi më pas pati konferencën për shtyp, ku më pas do të niset për në Prishtinë, me autobusin e hapur në mënyrë që qytetarët ta përshëndesin nëpërë rrugët e kryeqytetit (nëse ata dalin), sepse ky populli ynë më shumë bënë për të huajin se për të vetin.

Më pas Majlinda do të niset në qytetin e saj të lindjes Pejë, ku sigurisht se do të pritët nga një numër i madh qytetarësh për të përshendetë dhe uruar Kelmendin për suksesin më të madh të sportit kosovar në historin e saj të shkurtër.

kelmendi 1

Artikulli paraprakPogba – Barcelona, mësohen arsyet politike që mbajtën larg francezin
Artikulli tjetërSpektakël në Emirates: 7 gola në fitoren e Liverpool