Një foto e postuar në rrjetin social Facebook u ka kushtuar pesë futbollisteve të Hajvalisë me suspendim e më pas edhe me largim të vullnetshëm nga klubi i futbollit të femrave Hajvalia, shkruan sot Koha Ditore.

Pesë futbollistet e suspenduara Agnesa Rexha, Lumturie Muhadri, Agnesa Gashi, Mirlinda Dragusha dhe Nora Selmani janë parë duke luajtur futboll të vogël. Dhe, kjo sipas zyrtarëve të skuadrës kampione të Kosovës, është thyerje e rregullave. Por, nuk ka vonuar shumë dhe ato kanë gjetur angazhim diku tjetër.

Drejtori i klubit Hajvalia, Xhavit Pacolli, thotë se futbollistet e kanë të ndaluar të luajnë futboll të vogël, meqë sipas tij ekziston rreziku nga lëndimi, gjë që më pas dëmtohet skuadra, e cila investon në to.

Por, ndryshe thotë një prej pesë futbollisteve të përjashtuara, që tashmë ka gjetur angazhim te skuadra rivale e Hajvalisë, Mitrovica.

Artikulli paraprakBerisha tregon ëndërr kuqezi, Roshi e Balaj kundër rrymës për Palermon
Artikulli tjetërBefason Paulo Sousa: Largime mund të ketë te Fiorentina, por jo përforcime…