Kampioni aktual i NBA-së, Toronto Raptors po vazhdon me formën perfekte në rifillimin e stinorit në Orlando.

Raptors mbrëmë kanë triumfuar ndaj Orlando Magic me 10 pikë dallim, 99-109 në një ndeshje tejet interesante edhe pse të dyja skuadrat tashmë e kanë siguruar play off’in. Në këtë fitore të Torontos u dalluan, Fred VanVleet me 21 pikë e 10 asiste, si dhe Pascal Siakam me 15 sosh. Tek Orlando s’mjaftuan, Fournier e Ross me nga 15 pikë. /AsistiOnline.com

Artikulli paraprakSarri me mungesa ndaj Lyon, e luan ndeshjen e së ardhmës së tij
Artikulli tjetërLakers pësojnë thellë nga Thunder