Tjetër humbje në Anfield Road.

Liverpool ka regjistruar humbjen e gjashtë radhazi në shtëpi, duke u futur edhe më shumë në krizë rezultatesh, derisa këtë herë skuadra e  Jurgen Klopp, u mposht 0-1 nga Fulham në ndeshjen e xhiros së 27-të në Premier League, shkruan Korneri.net

Mesfushori Lemina, realizoi golin e ndeshjes në fund të pjesës së parë që ia regjistroi humbjen e nëntë kampionit në fuqi në këtë edicion, me “Reds” të cilët u bë kampioni më i keq në histori të Premier League.

Aktualisht Liverpool është i shtati me 43 pikë në 28 ndeshje.Më këto rezultate zhgënjyese radhazi, zona Champions do të jetë në një mision i vështirë për Jurgen Klopp. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here