Kenan Sofuoglu, kampioni numër 1 në “Moto2” ka njoftuar se do ti jepte fund karrierës në garën e kësaj fundjave në Itali, pas kërkesës që i kishte bërë Presidenti Erdogan.
“Pas dëmtimësh të shumta, frikës së familjes dhe mbi të gjitha, kërkesës nga PresidentiErdogan, vendosa që t’i jap fund karrierës. Gara e kësaj jave në Itali do të jetë e fundit”, ka shkruar ai në rrjetin social “Instagram”.
Vendimi i tij për t’u tërhequr nga profesioni i zemrës, ka shkaktuar shumë debate dhe diskutime në rrjetet sociale, teksa shumë tifozë të tij jashtë Turqisë bëjnë me dije se kjo po shfrytëzohet nga presidenti për qëllime elektorale.
Ndërkohë, Kenan Sofuoglu është sportisti që ka fituar më shumë tituj në “Moto2”, me pesë të tillë edhe pse është shoqëruar nga shumë dëmtime të njëpasnjëshme.