Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Bashkimit në kuadër të ndeshjes së parafundit të fazës së grupeve në Ligën Ballkanike me rezultat 87:81 , por nuk ishte i mjaftueshëm për kalim tutje pasi fitorja do të duhej të ishte me 12 pikë dallim.

Bashkimi ishte fenomenal në pjesën e parë duke treguar basketboll shumë cilësor dhe pjesën e parë e përbylloi me +15 pikë epërsi 50:35, mirëpo loja e prizrenasve ra shumë në periudhën e tretë aty ku tradicionalisht Siagl Prishtina luan më së miri.

Periudha e tretë përfundoi 34:11 për kaltër e bardhët që kthehet në lojë për të fituar duelin, mirëpo jo me +12 pikë sa i duheshin Prishtinës për të shpresuar që të kaloi në rrethin tjetër të garave, gjithmonë duke shpresuar në fitore ndaj Kozuv në Gjevgjeli.

Më efikasit te Sigal Prishtina ishin Nenad Delic me 26 pikë e 9 kërcime, Granit Rugova me 20 pikë, Jabary Hinds me 19 dhe Fisnik Rugova me 14 pikë të shënuara, ndërsa te Bashkimi që mbetet në garë për tu kialifikuar nëse fiton ndeshjen e fundit përballë Teodo më efikait ishin, Kayel Locke me 22 pikë e 9 kërcime,  Marko Popovic me 21 pikë dhe Nikola Korac me 17.

 

 

 

Artikulli paraprakTransferime: Shumë lajme në një vend
Artikulli tjetërRoma pas kolumbianit fantastik