Juventus është duke bërë një merkato të pabesueshme gjatë kësaj vere, ku përpos transferimeve që i ka bërë deri me tani kampionët në Serie A me transferimin e Pogba-së te Man. UTD i kanë dhënë vetës një mundësi për të transferuar akoma futbollistë.
Sipas mediave italiane, Juventus është rikthyer te Blaise Matuidi edhe pse zyrtarët e PSG-së ditë më parë thanë që mesfushori nuk është në shitje, mirëpo në rast se vjen përgjigja e njejtë “bardhezinjët” mendojnë për mesfushorit tjetër të PSG-së, Adrien Rabiot.