Sipas mediave angleze, kampionët në Premier League Leicester City ka rritur ofertën për Adrien duke pranuar të paguajë çmimin e vënë në klauzolën e lojtarit, i cili është 40 milionë euro. Leicester City ka javë që ndjek Silvan, si dhe shokun e tij të skuadrës Islam Silmanin dhe ata dëshirojnë me çdo kusht t’i sjellin të dy lojtarët në “King Power Stadium” përpara se të përfundojë merkato verore.

Vetë Silva kishte pretenduar në fillim të javës se shpresonte të shkonte te Leicester, por Sporting publikoi më pas se nuk donte të lejonte lojtarin të largohej. Silva, i cili ndihmoi Portugalinë të fitonte Euro 2016, vetëm shkurtin e kaluar rinovoi kontratën me Sporting, e cila përfshinte një klauzolë 40 milionë euro. mesa duket, pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme për ta zbritur çmimin, Leicester ka pranuar të paguajë shumën e plotë të kërkuar nga Sporting.

Artikulli paraprakFlet i “rikthyeri”, shtatshkurtri sakrifikon për kuqezinjtë
Artikulli tjetërJa ku transferohet Sissoko