Cleveland Caveliers, akmpionët aktual në NBA, kanë shënuar fitore në ndeshjen e katërt të edicionit të ri. Në shtëpi ata mposhtën 128:120 Houston Rockets në ndeshjen në të cilën mbrojtjet ishin në plan të dytë. Kyrie Irving e luajti deri tani ndeshjen e tij më të mirë me 32 pikë të shënuara, Kevin Love i shtoi 24, kurse LeBron James ishte afër shifrës magjike triple-double pasi ndeshjen e mbylli me 19 pikë, 13 kërcime dhe 8 asistime. Te Houston nuk mundi i vetmuar të bënte asgjë James Harden i cili ishte fantastic duke shënuar 41 pikë e 15 asistime.
Golden State Warriors pas hyrjes së ngadalshme në lojën e vet në këtë stinor, megjithatë shënoi fitore te Portland 127:104. Stephen Curry ishte më efikasi me 28 pikë, Kevin Durant me 20, Ian Clark 22. Te vendasit u dallua Damien Lillard me 31 pikë.
Befasia e mbrëmjes ishte disfata e San Antonio Spurs 91:106 nga Utah Jazz. Spurs pësuan kështu disfatën e parë sezonale pasi kishte vetëm dy lojtarë të dispinuar për lojë. Kawhli Leonard shënoi 30 pikë, kurse LaMarcus Aldridge 21. Utah ishte udhëhequr nga George Hill me 22 pikë e 7 asistime.
Minnesota në krahët e Zach LaVine i cili shënoi 31 pikë, mposhti Memphis me rezultat 116:80, derisa Neë Orleans e humbi edhe takimin e katërt përkundër 35 pikëve e 15 kërcimeve të Anthony Davis. Ndaj New Orlenas me i mirë ishte Milwaukee me rezultat 117:113.
Bindës ishin basketbollistët e Detroit ndaj New York 102:89, derisa Miami fitoi 108:96 ndaj Sacramento. Paul Goerge e udhëhoqi Indiana Pacers drejtë fitore ndaj LA Lakers 115:108 me 30 pikët e shënuara.