Kampioni aktual në NBA, pësoi edhe disfatën e 15 sezonale dhe të 10 në udhëtim, pork jo ishte humbja e 8 në 15 ndeshjet e fundit, që nënkupton se forma e Cavs nuk është aspak e mirë.
Ata humbën nga Dallas me rezultat 104:97, me HarrisonBarnes lider të badiskutueshëm te fituesit. Ai shënoi 24 pikë e 11 kërcime, por pati ndihmën edhe të Wesley Matthews që i shtoi 21 pikë dhe Yogi Ferrell 19. Te Caveliers u dalluan LeBron James me 23 pikë, 9 kërcime e 9 asistime dhe Kyrie Irving me 18 pikë të shënuara.

Memphis mposhti 115:96 Phoenix Suns, me lojtarin kryesor në ndeshje Mike Conley i cili ndeshjen e mbylli me 38 pikë e 9 asistime prej të cilave i shënoi 7 treshe. Zach Randolph i qëndroi afër duke i shtuar edhe 18 pikë të tjera. Te vendasit që pësuan disfatën e 33 në këtë edicion më i miri ishte Devin Booker me 22 pikë dhe Maruqese Chriss me 20.

Boston ishte më i mirë se Detroit pasi në fund festoj 113:109, në ndeshjen shumë të fortë dhe të barabartë. Mysafirët hynë në periudhën e fundit me -9 pikë, por edhe kjo epërsi nuk u shkri në fund edhe pse në një moment ata erdhën në deri -4 pikë. Por, në përgjithësi ishte kjo fitore e merituar e skuadrës së famshme që iu fal Isaiah Thomas që ndeshjen e mbylli me 41 pikë e 8 asistime, kurse Jae Crouder i shtoi 21 pikë të tjera.
Te Pistons u dalluan Andre Drummond me 28 pikë dhe Kentavious-Caldwell –Pope me 18.

Minnesota mposhti 111:105 Milwaukke Bucks, Miami poashtu fitoj në shtëpi ndaj Brooklyn 104:96, kurse Philadelphia 76-ers mposhti 122:119 Sacramento Kings.

Artikulli paraprakZyrtare: N’Zonzi vazhdoi kontratën, Juventusi mbetet i habitur
Artikulli tjetërConte merr përgjigje të shpejt dhe negative nga Inter!