Së paku për 24 orë kampioni aktual i Francës, Paris SG do të jetë baraz me pikë me liderin Monacon, pasi në ndeshjen e parë të xhiros së 25-të, shënoi fitore në udhëtim te Bordeaux me rezultat 0:3. Parisienët që kanë rrit shuumë formën në muajin e fundit shënuan dy herë që në pjesën e parë përmes Edinsin Cavani dhe Angel Di Maria, kurse sulmuesi i jashtëzakonshëm uruguaijan shënoi edhe njëherë në pjesën e dytë për t’i dhënë fund çështjes së fituesit. Paris SG dhe Monaco për momentin kanë nga 55 pikë.

 

Artikulli paraprakMediat britanike: Wenger afër pensionimit! Allegri me pak gjasa, ja të gjitha alternativat për trajnerin e ri të Arsenalit
Artikulli tjetërNapoli sigurtë kaloi edhe Genoan