Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-02-08 08:25:40Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Finalja emocionuese Kupës së Kombëve të Afrikës ndaj Egjiptit me dy gola në pjesën e dytë, sollën trofeun e parë që prej vitit 2002 për Kamerunin dhe sigurisht që gëzimi i mbështetësve që mbushën aeroportin dhe rrugët, ishte i kuptueshëm.

Zbritja heroike nga avioni nisi me kapitenin Mukandjo, ndërsa veç medaljeve, të gjithë futbollistët kampionë të Afrikës mbanin dhe bluza të dedikuara Kupës së Kombeve pas dy vjetësh që do të luhet në Kamerun.

Kameruni tani ka përballë Kupën e Konfederatave, ku do të luajë ndaj kampiones së botës, Gjermanisë, si dhe do të imepnjohet në fushatën kualifikuese për Botërorin e Rusisë. Kamerunasit duhet të tregojnë lojën dhe grintën e shfaqur në Kupën e Kombeve nëse duan kualifikimin në grupin ku janë të dytët dhe ku bileta e botërorit është e garantuar vetëm për vendin e parë.

Artikulli paraprakLajm i hidhur për tifozët e Bayern….
Artikulli tjetërGolashënuesit më të mirë në Evropë, prinë Aubameyang