Ishte parashikuar se Nikola Kalinic gjatë këtij vikendi do të jetë në Milano për vizita mjekësore, por duket se kjo është shtyrë për të hënën.

Më në fund Milan dhe Fiorentina u dakorduan që sulmuesi kroat Nikola Kalinic të kaloi te rosonerët. Pas bisedimeve disa mujore, u arrit marrëveshja që lojtari të huazohet për 5 milionë euro deri në fund të edicionit, ndërsa Milan më pas do t’i shtoi edhe 20 milionë të tjera për tu finalizuar transferimi prej 25 milionë eurosh, përcjell Korneri.net.

Kalinic ka qenë që nga fillimi njëri prej lojtarëve më të kërkuar nga Vincenzo Montella, dhe më në fund ia doli këtij qëllimi, mirëpo po e përsëritin për të satën herë…Kalinic nuk do të ndal transferimin eventual në ditët e fundit të njërit prej sulmuesve si Belotti apo Aubameyang. /Korneri.net

Artikulli paraprakGjesti i Barcelonës për të nderuar viktimat e terrorizmit në Spanjë
Artikulli tjetërStarton sot Seria A, ja formacionet e javës së parë