Pa asnjë dyshim konsiderohet si transferimi i karrierës për Nikola Kalinic.
Derisa u bë edhe zyrtare kalimi i tij nga Fiorentina te Milan, total 25 milionë euro, sulmuesi kroat u prit në mënyrë shumë madhështore në Casa Milan, aty e pritën edhe një numër i madh adhuruesish të klubit, shkruan Korneri.net.
Ishte enigmë deri sot se cilin numër në shpinë do ta bartë Kalinic te Milan, por këtë e bëri zyrtare vet lojtari i cili ka thënë se numri do jetë 7, që dikur e bartte i madhi Shevchenko.
Kalinic e ka dëshmuar vetën në Serie A, pasi në 84 paraqaitje te Fiorentina shënoi 33 gola e 11 asistime, ndërsa ai ka shënuar gol ndaj të gjitha skuadrave të mëdha italiane, Juventus, Inter dhe vet Milanos.
Kalinic ka nënsshkruar kontratë 4-vjeçare me Milanon kun ë vit do të paguhet nga 3 milionë euro. /Korneri.net