Chelsea u përpoq verën e kaluar të nënshkruante me Kalidou Koulibaly por në fund qendërmbrojtësi vendosi të qëndroi te Napoli në Serie A. Sipas “Premium Sport”, Napoli dhe agjenti i lojtarit kanë një marrëveshje në vend: Nëse një ofertë prej 60 milionë eurosh arrin për lojtari, atëherë Napoli duhet ta shesë atë.

Nuk është një sekret që Antonio Conte është një simpatizant i madh i 25-vjeçarit dhe trajner italiani është në kërkim për të përforcuar mbrojtjen. Në një intervistë për mediat italiane agjenti i tij nuk e përjashtoj opsionin që senegalezi të largohet nga Napoli:

“Koulibaly? Merkato është e gjatë dhe do të jetë e hapur deri më 31 gusht, diçka mund të ndodhë më parë… Chelsea? Shumë lojtarë do të donin të bashkoheshin me londinezët, por unë nuk dua të flas për këtë tani…”.

Interesi i Koulibaly është atje pasi mbetet për t’u parë nëse Blutë do të jenë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro te Napoli për qendërmbrojtësin. Në Serie A, zgjedhja numër një e Conte-s është ende Leonardo Bonucci, por nuk do të jetë e lehtë për ta larguar atë nga Juventus-it.

Artikulli paraprakFranca edhe me një futbollist më pak mposhti Anglinë
Artikulli tjetërWarriors refuzojnë takimin me Trump