Anulohet gara e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Problemet sa i përket sezonit të sivjetshëm në F1 nuk kanë fund dhe edicioni i 71-të në Formula 1 u shkurtua edhe më shumë, pasi organizatorët u dorëzuan, duke vendosur për të hequr dorë përfundimisht nga pjesëmarrja në garat e vitit 2020.
Një vendim që gjithsesi nuk përbën ndonjë befasi të veçantë, pasi edhe ashtu Holanda kishte kohë që nuk ishte organizator i një gare në Formula1. Një komunikatë e nxjerrë nga vetë organizatorët konfirmoi shtyrjen e Çmimit të Madh të Holandës për vitin e ardhshëm, pasi të normalizohet situata e virusit COVID-19.