Në pritje të vendos të luaj apo jo edhe më tutje, Kaka ka dhënë një deklaratë interesante.

I intervistuar nga një medium polak ‘Przeglad Sportowy’, braziliani i famshëm ka deklaruar se shumë nje ditë do të kthehet te Milan në rolin e trajnerit, përcjell Korneri.net.

“Pse jo? Milan është gjithmonë në zemrën time. Te secili klub që kamë luajtur i kamë pasur mardëhniet e mira dhe kamë lënë nga një derë të hapur, por kur në pyetje është Milan, atëherë më mbushën sytë me lot, pasi aty i kamë kaluar momentet më të mira në karrierën dhe jetën time”, ka thënë Kaka që pa asnjë dyshim ishte futbollisti më i mirë në botë në ato vite dhe ishte idhulli i miliona adhuruesve të futbollit si tek fëmijët ashtu edhe të moshuarit.

Nuk është fshehtësi se Kaka një ditë do të kthehetj për të qenë person i madh në klub, por edhe si trajner nuk do të ishte ide e keqe, mirëpo duket se kjo ditë nuk do të jetë e largët.

Kaka gjatë karrierës së tij luajti te San Paolo, Milan, Real Madrid dhe Orlando, por te rosonerët i fitoi të gjitha trofetë e mundshme, përfshirë edhe “Topin e Artë”. /Korneri.net

Artikulli paraprakNora dhe Distria sërish na bënë krenarë të gjithëve! Rrëmbejnë medaljet e arta në “Grand Prix – Hagë”
Artikulli tjetërTregoi formë të lartë në kombëtare, shumë shpejtë pritet kalimi i tij te Bayern