Ricardo Kaka, ish-ylli i Milanit ka vendosur ta mbyll aventurën tij te Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Braziliani, tashmë në moshën 35-vjeçare, publikoi në profilin e tij të “Instagramit” një mesazh lamtumire nga Orlando, i cili tërhoqi vëmendjen e shumë tifozëve, por edhe të Marco Borriello, aktualisht lojtar i Spal në Serie A, por që më parë ka luajtur te Milani me brazilianin.

Borriello i bën thirrje Kaka të rikthehet në Serie A te skuadra e Spal. “Jam i gatshëm të lëshoj numrin 22. Eja te Spal”, i ka shkruar Borriello.

Largimi i Kaka tashmë është i sigurt në muajin janar nga Orlando, po e ardhmja e tij është e ende e paqartë. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet edhe një rikthim në Itali.

Artikulli paraprakDerbi Atl.Madrid-Barcelona, këtë herë edhe politik
Artikulli tjetërU kualifikua në 5 Botërorë në një vit, superfuqia e re në futboll është… Irani